A jane frutat dhe zarzavatet organike me te ushqyeshme?

Eshte shume e rrendesishme qe per organizmin tone te perzgjedhim ushqimet me te shendetshme. Duhet te jemi te informuar lidhur me ushqimet qe na bejne mire dhe ato qe jane te demshme. Duke e ditur kete gje mjafton vetem te konsumojme ato me te shendetshmet dhe te heqim dore njehere e mire nga embelsirat ose gjerat e skuqura. Me poshte do te mund te lexoni dhe arsyet pse.

A jane frutat dhe zarzavatet organike me te ushqyeshme?
Kjo teme eshte tejet e debatueshme, por kerkimet e fundit te bera nga shoqatat per ushqime organike tregojne se me te vertete ato jane me te ushqyeshme dhe kane nivele me te larta te vitaminave, magnezit e fosforit. Spinaqi, sallata jeshile, patatet treguan nivele me te larta lendesh ushqyese kur ishin organike. Supat e pergatitura nga perimet organike permbajne nivel te larte te acidit salicik, i cili ndihmon ne luftimin e semundjeve te ndryshme te trupit.
Po cfare jane keto ushqime organike?
Ushqimet organike janë ato ushqime që rriten në mënyrë natyrale dhe nuk përmbajnë përbërës artificial. Ushqimi organik ka ndikim të madh dhe pozitiv në shëndetin tonë mendor dhe emocional, si dhe në mjedis.
Produktet organike nuk përmbajnë pesticide. Kimikate si fungicide, herbicide dhe insekticide përdoren gjerësisht në produkte joorganike dhe pjesë të tyre mbeten në ushqimin që hamë. Kimikate të tilla nuk përdoren në produkte organike asnjëherë.
Produktet organike janë më të freskëta sepse nuk përmbajnë konservues që ta bëjnë atë të zgjasë më gjatë. Ushqimet organike përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme dhe shumica e simptomatve të njerëzve me alergji ndaj ushqimeve, kimikateve ose konservuesve, pakësohen ose largohen kur ata hanë vetëm ushqime organike.
Prandaj kini parasysh se kur te blini perimet dhe zarzavatet te siguroheni qe ato jane organike.