Vallja e Kalldrëmeve, kush është autori i saj...

Kjo foto deri nje muaj me pare ishte e panjohur per amatoret e fotografise. E percjelle ne internet ajo ngjalli kureshtje dhe mori shume vleresime po deri sot nuk njihet autori i saj.

Ne foto eshte nje fragment nga shtepite e vjetra te lagjes se pare te qytetit te Gjirokastres qe ka emrin Pazar i Vjeter.

Sheshi qe duket pak mban emrin e nje ortodoksi qe u be pasha dhe sheshit i mbeti toponimi Sheshi i Pasha Kaurit, i vetmi ortodoks i emeruar Pasha nga Stambolli ne kohen e perandorise osmane.

Kjo foto ka dhe diçituren “Vallja e kalldremeve”, nje gjetje e bukur dhe sigurisht e lidhur me kalldremet dhe Festivalet Folkorike te Gjirokastres.

Shprehni mendimet tuaja per kete foto artistike dhe ne numrin tone ne vijim do t`ju njohim gjeresisht edhe me jeteshkrimin e autorit te saj.