Në Lagjen Varrosh të Gjirokastrës Eshtë një Vend që Quhet Folesha - Kush e Di Pse Ka Marrë Këtë Toponim?!

Gjirokastra ka shume toponime, brenda e ne periferi te saj.

Toponime ka dhe ne hapesiren fizike te lagjeve.

Kujtojme emertimin qe kane disa sheshe per te cilat dhe kemi folur: Sheshi Mejdanit, Sheshi Zemanit, Sheshi Palortos, Sheshi i Zinxhireve etj.

Si ne çdo lagje edhe ne lagjen Varrosh ka disa vende me emertime te ndryshme.

Po sjellim me foto, per vemendjen dhe kureshtjen tuaj nje vend shume te njohur poshte rruges se Varroshit, kur merr kthesen per te shkuar ne Kishen e Varroshit ose ne shkollen e mesme “Siri Shapllo”.

Ne krye te saj ku eshte nje godine e vjeter e centralit elektrike ndertuar para viteve 44-er,  vendi me nje rrap te madh e me shtepi ne te dya anet e rruges quhet FOLESHA.

Ky emrtim apo toponim eshte i vjeter sa dhe nuk kemi njohje per te dhene nje shifer te sakte, po mendojme se ndoshta qe kur jane hedhur themelet e shtepive rrotull ose te paten jane 100 vjet nga koha kur mund te kete lindur si emer dhe eshte percjelle.

“ Kalojme nga Folesha! “ Vemi nga Folesha!”.

Keshtu shprehen banoret e kesaj lagjeje edhe sot. Dhe jo vetem ata. Emri Folesha eshte i njohur ne te gjithe Gjirokastren.

Tani shtrojme pyetjen:

Si e kush mund ta kete quajtur kete vend me kete emer. Nga se eshte nisur, nga vendi apo nga ndonje emer dhe histori e ndodhur?

Kush e di le te komentoje!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com