Kujtesë/ Në Vitet `20-`30 Gjirokastra Kishte Disa Gazeta, Ndërsa Pas Këtyre Viteve...

 

Per historine e shtypit  ne Gjirokaster kemi shkruar dhe me pare duke permendur perfaqesues te shquar te saj vecanerisht ne vitet 20-30 te shekullit te kaluar.

Per kete periudhe jane botuar disa gazeta po me te njohura jane Drita e Veli Hashorves dhe Demokratia e Xhevat Kallajxhiut.

Pas vitit 1944 ne shkurt te vitit 1945 filloi  Tribuna e Popullit dhe vetem 2 muaj me vone ne maj te po ketij viti botimi I gazetes “Llaiko Vima”, organ i Frontit Demokratik per minoritetin grek.

Kjo gazete shperndahej ne te gjitha fshatrat e minoritetit te rretheve Gjirokaster dhe Sarande dhe per shume vite shtypej ne afro 2000 kopje.Dilte dy here ne jave.Kreredaktor I saj per shume vite ka qene Aleks Llapa.

Ne shume kopje botohej edhe gazeta Pararoja numri i pare i se ciles doli me 27 prill te vitit 1967 me kryeredaktor Nuri Kokona. Per shume vite me radhe kryeredaktor te saj kane qene Vasil  Çami dhe Luan Fino.

Ne te dy gazetat kane punuar gazetare me pervoje qe kane levruar gjini te ndryshme te kesaj fushe si kryeartikullin, artikullin, shenimin kritik, fejtonin, reportazhin etj.

Gazetaret e dy organeve, Llaiko Vima dhe Pararoja, redaksite i kishin ne nje godine dhe here pas here organizonin dhe veprimtari te perbashketa si ne rastin e fotove qe po percjellim.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com