14 Nentor 1908, Kongresi i Manastirit ku mori pjese edhe patrioti i shquar gjirokastrit Bajo Topulli

Kongresi i Manastirit eshte ngjarje e shenuar ne historine e popullit shqiptar. Eshte quajtur ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit.

U mbajt ne qytetin e Manastirit nga 14 nëntor deri 22 nëntor 1908 me objekt standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Përpara organizimit te ketij kongresi, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet dhe, shoqëria “Bashkimi” thirri 50 delegate,  përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjet e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.

Midis delegateve dhe figurave me te shquara , perkrah tyre,si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja,  Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani ishte dhe patrioti i shquar gjirokastrit Bajo Topulli.