Te Gjithe Duhet ta Shperndajne Kete Thirrje Frymëzuese: "Një Hap Për Durrësin" (Video)

Thirrja “Nje hap per Durresin” eshte zeri dhe hapi i perbashket ne solidaritet me banoret e Durresit dhe zonat e prekura nga termeti.

“Një hap për Durrësin” eshte një vrapim sensibilizues, jo thjesht një garë e mirëfilltë.

Kjo iniciative si nje event sportiv eshte iniciuar nga sportistja Deborah Keçi nga Durresi e cila u shpreh se të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky event, do të shkojnë për rregullimin e shkollës 9-vjecare “Njazi Mastori” në Sukth.

Qellimi i kesaj iniciative eshte të mblidhen të gjithë durrsaket e jo vetem, t’i bashkohen kauzës së përbashkët: një hap për Durrësin. Eventi organizohet më 23 shkurt në sheshin “Liria” në Durrës.

Sipas Bulevard News organizatorët kanë krijuar edhe një faqe ku të gjithë ata që do t’i bashkohen kauzës mund të regjistrohen, duke blerë bluzën simbol të këtij eventi, me logon “Një hap për Durrësin” www.njehapperdurresin.com

Eshte dhimbje dhe dashuri, eshte force dhe energji, krenari dhe optimizem per realizimin e nje endrre dhe te ardhme me te mire mbi jeten dhe themelet e prekura nga termeti i 26 Nentorit.

Kjo thirrje, qe lindi nga plaget e medha qe shkaktoi termeti dhe dha sinjalin e solidaritetit e te gatishmerise se mbare shqiptareve brenda e jashte vendit si dhe doren e ngrohte te popujve miq, eshte aktuale dhe sot per mbeshtetje ne rimekembjen e Durresit dhe qyteteve te tjera te demtuara.

Thirrja eshte frymezuese!

Te gjithe bashke zemer dhe duar te bashkuara, me shprese, optimizem dhe gezim te ri, me hap e pune te perbashket per sherimin e plageve dhe rindertimin e endrres dhe me te bukur e me te forte te Durresit dhe jo vetem.

Të Gjithë Bashkë!

Një Hap Për Durrësin!