Mbrëmjet e vallzimit në Gjimnaz dhe Pedagogjike të Gjirokastrës

Keto u masivizuan vecanerisht pas vitit 1970, por dhe me pare organizoheshin, ne baze klase dhe shkolle.

Ne gjimnaz ishte tradite organizimi i tyre ne dy koridoret, katin e dyte e te trete, por vecanerisht ne ambientin e madh te palestres qe sherbente dhe per mbremjet masive te rinise se qytetit.

Gjimnazi per mbremjet e vallzimit zinte vendin e pare midis shkollave dhe ato, me program tematiko- muzikor fillonin me nje valle dhe pastaj muzike te lehte, vallezime si tango, nje hap para dy hapa prapa, vallzim i thjeshte qe s`kish gje te perbashket me muziken rimike, e pelqyer nga te gjithe por e “kursyer”nga orkestra me repertor muzikor te njohur e ne ndonje rast te aprovuar me pare nga “drejtoria e shkolles”.

Mbremje vallzimi organizoheshin edhe ne Pedagogjike por me ralle,me rastin e festave te 28-29 Nentorit, per Vitin e Ri, mbylljen e vitit shkollor apo festen e Matures.

Ajo kishte me shume vajza dhe ne mbremjet e klasave apo te shkolles ftoheshin djem te gjimnazit, por jo ne cdo aktivitet, ndersa te rinj te qytetit, zinin shoqeri dhe benin cmos te frekuentonin cdo mbremje ne Pedagogike.

Prania e tyre kalonte ne vemendjen dhe veshtrimet edhe “kercenuese” te kujdestareve te konviktit qe pergjigjeshin per mbarevajtjen e mbremjeve, se mos kushedi c`ndodhte!

Nuk eshte rasti te permendim emra, po kishte dhe kujdestare “liberale” dhe “konservatore” lidhur me qendrimin qe ata mbanin per mbremjet e vallzimit,merak dhe frike qe shfaqnin per te qene ne rregull dhe brenda rregullores se shkolles.

Ata ndiheshin te qete vetem kur orkestra jepte sinjalin e mbylljes, ne shume raste edhe para orarit te caktuar, ne kulmin e kercimit dhe, kush kujton nje moment te tille me siguri ruan shijen e hidhur te ketij casti qe shkaktonte tek te gjithe pakenaqesi e nervozizem.