Kur Estrada Profesioniste e Sarandës jepte Shfaqje në Gjirokastër. Ja Si Pritej!

 

Ardhja e saj shenohej ngjarje ne Gjirokaster.
Te dy trupat shkonin mire me njera tjetren dhe venin e vinin duke dhene shfaqje per publikun e dy qyteteve.

Mesohej nga te gjithe dhe pa reklame ne Pazar dhe biletat nuk mbeteshin kurre ne sportel, po jepeshin edhe me mik.

Aktoret e Sarande njiheshin nga te gjithe ne Gjirokaster dhe respektoheshin shume. Gjate dites, para shfaqjes, gjirokastritet i prisnin me gezim, rrinin me ta per kafe, i qerasnin edhe me birre.

Me duar ne qafe priteshin aktoret Theofil Haxhijani,Haki Spaho, Pranvera Bejleri, kengetaret Mazar Tahiri, Poli Hajdhio, Telemak Papapano etj.

Estrada e Sarandes kishte nje regjizor te talentuar Thoma Milaj qe kish ngrene me pare “buke “ ne Gjirokaster dhe pastaj ne Sarande mbylli karrieren dhe jeten duke marre dashuri dhe mirenjohje jo vetem nga populli i Sarandes dhe Bregdetit por dhe Gjirokastres.

Thomai ishte mik me regjizorin e ndjere Dhimiter Dhima dhe regjizorin e shtepise se Kultures Note Buzon. Me ta i mbante lidhjet per shfaqjet. Nje marredhenie e sinqerte e ne te mire te punes qe arti i lojes se aktoreve te Sarandes te njihej e te pelqehej edhe ne Gjirokaster.

Pelqimin per lojen dhe numrat qe aktoret apo kengetaret interpretonin artadeshit gjirokastrite e tregonin ne salle, me duartrokitje dhe te qeshura.

Shumica e pjeseve humoristike ishte e lidhur me muziken, edhe rtimike, problematika e kohes,me shigjeta te metat ne administrate, kritika per burokracine e saj e fenomene te tjera te jetes shoqerore.

Ishte vertete bukur dhe kendshem, krijohej atmosfere e vecante para e gjate shfaqjes kur Estrada profesioniste e Sarandes vinte ne Gjirokaster.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com