Kujtesë/ Mësues dhe Drejtues të Arsimit të Gjirokastrës që Meritojnë Mirënjohje dhe Nderim!

Gjirokastra eshte shquar per traditat atdhetare, arsimore e kulturore.

Ne truallin e saj kane lindur njerez te shquar me kontribute te vyera qe kane aspiruar per liri, dije, perparim dhe progres shoqeror.

I vecante ne kete aspekt eshte dhe kontributi i mesuesve dhe drejtuesve te arsimit ne vite, grupim i madh intelektualesh te provuar ne dije dhe mesimdhenie ne sherbim te edukimit te brezave me dashurine per shkollen, me dijen, shkencen dhe punen.

Ne kete foto jane mesues dhe drejtues te arsimit te rrethit, nga qyteti e fshatrat, pas nje aktivi te zgjeruar ku eshte folur per arritjet dhe perspektivat e shkolles, per pervojen dhe eksperiencen e mesuesve me te dalluar.

Ne foto jane shume figura te njohura si kontribues te zhvillimit te arsimit ne Rrethin e Gjirokastres.

Nese i mbani mend flisni per ta.

E meritojne fjalen e mire, mirenjohjen, respektin e nderimin !