Kë Njihni në Këtë Foto? A ju Pëlqen dhe Ka Ndonjë nga Gjirokastra?!

Kur e pame kete foto na u kujtua nje shprehje nga bisedat e perditshme sa here perballemi me nje aktivitet kombetar. Ne maje te gjuhes e kemi shprehjen: “ Ka ndonje nga qyteti tone”, “ Ka ndonje nga fshati tone”.

Kete pyetje e bejme edhe per keto vajza te bukura e te hijshme te vendosura ne radhe njera me e mire se tjetra.

Fotua eshte e vjeter ne kohe po shume e bukur dhe shprehese ne pamje. Duhet te jete shkrepur ne nje aktivitet mbare kombetar se ne sfond shkallet e stadiumit jane te mbushura me njerez.Na vete mendja per ndonje manifestim popullor te zakonshem ne sistemin e shkuar qe organizoheshin per ngjarje te medha si per diten e 1 Majit, per festen e Çlirimit te Vendit etj.

Dhe te vime tek pyetja: Ke njihni ne kete foto? Ka ndonje nga qyteti tone, nga Gjirokastra ?”

Kjo pyetje tingellon pak lokaliste po dhe te tjeret mund te shprehen se ke njohin e nga ç`qytet apo fshat i Shqiperise jane, se mendojme qe mund te jene studente.

Pyetja qe bejme lidhet me deshiren e mire qe te gjithe bejne kur organizohet ndonje aktivitet kombetar dhe pyesim: Ka ndonje nga qyteti apo fshati tone?

Na vjen dhe mire kur marrim pergjigjen, po ne kete aktivitet kombetar kemi si perfaqesues filanen apo filanin. Gezojme per kete dhe bashke me falenderimet dhe urimet vihemi dhe ne garen konkuruese, edhe votojme.

Eshte nje ndjenje e brendshme dhe pozitive te gezosh per perfaqesuesin e qytetit apo fshatit tend ne nje gare artistike, sportive , ankete muzikore etj. Gezojme sikur te jemi vete pjesemarres, flasim mire dhe bejme tifozllek e jo vetem, por japim dhe voten tone.

U zgjatem ca po dhe ndonje argument duhet kur percjellim foto me pejsazhe apo personazhe te njohur e te panjohur po qe flasin nga fotografia, japin nje mesazh.

Dhe te vime tek pyetja: Ke njihni ne kete foto? A ju pelqen dhe ka ndonje nga Gjirokastra?

Kjo pyetje eshte per te gjithe miqte,dashamiresit dhe lexuesit e faqes tone!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com