Holanda-200 Mijë Euro Për të Ndërruar Emrin!
Holanda emri i plotë Mbretëria e Holandës ose Mbretëria e Hollandës dhe më saktë Vendet e Ulëta
Eshtë shtet parlamentar nën mbretërinë konstitucionale dhe ndodhet në pjesën perëndimore te Evropes me disa ishuj në Karaibe.
Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % e popullsisë së saj ndodhet nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore.
Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, dhe renditet si vendi “më i lumtur” sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Termi “Holandë” në disa gjuhë të huaja ka disa kuptime, shpesh ndodh që në gjuhët e tjera nën këtë emër nënkuptojnë shtete në rajonin e Beneliuksit dhe pjesë të Mbretërisë Holandeze.
Tani mesoni nje lajm te ri:
Nga 1 janari, Holanda nuk do të ketë më këtë emër.
Me një vendim të qeverisë, ajo do të quhet “Netherland”.
Sipas mediave të huaja, qeveria e Holandës investoi 200 mijë euro për të ndërruar emrin.
Pas këtij vendimi pritet të ketë ndryshim edhe në logon ndërkombëtare.
Ajo do të ketë një ndërthurje të 2 simboleve “NL” që është shkurtimi i “Netherland”, që përkthehet “Vendet e Ulëta” në gjuhën angleze.