Hero i Amerikës - Presidenti Donald Trump dekoron me Krenari Qenin ushtarak që ndoqi deri në Eleminim Kreun e ISIS

Ky qen i ushtrisë amerikane që ndoqi deri në vdekje liderin e ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi sapo u bë hero në SHBA, në luftën kundër terrorizmit islamik.

Vetë Presidenti Donald Trump publikoi foton në profilin e tij në Facebook para pak minutash.

Qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan kundër kreut të IS, Abu Bakr al-Bagdadi, është mbuluar me lëvdata nga Presidenti Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane. Qeni “i mrekullueshëm” ka bërë në Siri një “punë të shkëlqyer, në ndalimin dhe në vrasjen” e terroristit në Siri, shkroi Trump në twitter dhe publikoi një foto të kafshës.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley gjithashtu theksoi se qeni kishte bërë një “shërbim të jashtëzakonshëm”. Kafsha është në rrugën e shërimit të plotë dhe ndodhet tashmë pranë ushtarakut përgjegjës për të në shërbim, tha gjenerali i lartë amerikan në një konferencë shtypi në Pentagon.

Emrin e kafshës dhe racën e tij ai nuk e tregoi: “Ne e mbrojmë identitetin e qenit”, tha Milley. Ai e justifikoi këtë me rrethanën se qeni ndodhet akoma në zonën e operacionit. Me sa duket bëhet fjalë për një qen stani belg. Kjo racë përdoret shpesh nga forcat speciale të ushtrisë amerikane.

Qeni e ndoqi pas në një tunel kreun e milicisë xhihadiste “Shteti Islamik”, ku al-Bagdadi më pas vrau veten duke ndezur një jelek me lëndë shpërthyese. Edhe tre nga fëmijët e tij vdiqën, u tha.

Ndersa qeni u nxorr nga ushtarët amerikanë dhe sot ai u bë zyrtarisht Hero i Amerikës nga Presidenti Donald Trump.