Gjirokastra ju Fton në "Air Gjiro Show"! Fluturime te Aerodromi dhe Aktivitete Sportive në këtë Fundjavë!

Aerodromi i Gjirokastres po pregatitet per “Gjiro AIR SHOW 2019” ne dt. 4,5,6 Tetor.

Dite intensive punimesh per te organizuar aktivitetin e pare me disa lloje fluturimesh, aty do te jenë edhe avionet qe i kane munguar kesaj piste prej 30 vitesh…

Jane momente historike per Gjirokastren, le te shpresojme dhe te lutemi qe kushtet atmosferike do ta mundesojne kete aktivitet !!!

Edhe Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi ka promovuar këtë aktivitet ne FB duke u shprehur:

Këtë fundjavë të gjitha rrugët të sjellin në Gjirokastër. Rihapim pistën e aeroportit për fluturime dhe aktivitete sportive; paragliding & paramotors + evente të tjera në qytet. Mos thoni pastaj që nuk ju lajmëruam 😀 Ejani në Gjirokastër për një super fundjavë vjeshte.