"Fqinjësi e Mirë" - Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi takohet me Konsullin e Greqisë Z. Lambros Kakissis

Kryetari i Bashkise se Gjirokastres Flamur Golemi priti sot në një takim Konsullin e Greqisë në Gjirokastër, Z. Lambros Kakissis.

Ai drejton një institucion të rëndësishëm për minoritetin etnik grek në jug të vendit, por edhe për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, të cilëve herë pas here u duhen shërbimet e konsullatës për të rinovuar lejet e tyre të qëndrimit.

Nga ana tjetër Konsullata është edhe një urë bashkëpunimi mes dy vendeve, për projekte të ndryshme ndërkufitare, shkëmbime kulturore dhe iniciativa të tjera që afrojnë më tepër dy popujt tanë.

Bashkia Gjirokastër është e gatshme të bëhet pjesë e angazhimeve të përbashkëta me Konsullatën, që i shërbejnë qytetarëve në të dyja anët e kufirit dhe fqinjësisë së mirë mes dy popujve.