Festë e Madhe e Femijëve në Prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Ne oret e para te mengjesit te dites se sotme, ne sheshin e madh te lagjes “ 18 shtatori”, nxenesit e shkolles Koto Hoxhi etj.  moren pjese ne nje manifestim te bukur me kenge, recitime, valle e pershendetje per festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Grupet e femijeve, te veshuri per feste, vershuan nga disa drejtime dhe, pasi u mblodhen ne shesh, festuan se bashku, kenduan e hoqen valle.

Kjo veprimtari me pjesemarrje te madhe te femijeve u organizua sot pas asaj ne sheshin e Çerçizit ku u ndriçua Pema e Krishtlindjeve.

Shkollat e Gjirokastres po pergatiten dhe per aktivitete te tjera ne vazhdim, per te  pritur Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me sa me shume aktivitete qe gezojne dhe lumturojne femijet.