Doli numri i ri i gazetes "Lunxheria"

Doli numri i ri i gazetes“LUNXHERIA”, botim i shoqates atdhetare-kulturore me emrin e krahines, drejtor Llambi Zerva dhe kryeredaktor Arben Bllaci.

Ne faqen e pare te saj zene vend shkrimet per akordimin e titullit “Nderi i Kombit”atdhetarit lunxhot Koto Hoxhi dhe titullin” Kalores i Urdherit te Flamurit” humanistit Dr.Panagiotis si dhe fjala pershendetese e Z.Lefter Margariti, Kryetar i Shoqates.

Ne faqen e dyte te gazetes do te njiheni me nje jeteshkrim te plote per Prof. Dr.Ksenofon Krisafi, me rastin e dhenies se titullit “Qytetar Nderi”nga Bashkia e Gjirokastres, shkruar nga Prof. Dr Ymer Çiraku.

“Leko Mako dhe malli i tij i pashuar “eshte titulli i shkrimit te Spiro Xhavares kushtuar intelektualit lunxhot Leko Mako ne 10 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ne faqet 4 dhe 5 te gazetes do te njiheni me artikujte:”Koto Hoxhi “Nderi Kombit”, kreanaria e Lunxherise”, shkruar nga Petraq Floku si dhe “Rikonstruktohet kroi i madh i fshatit Selcke”me autor Alfred Bita dhe arkitekt Kreshnik Merxhani, shoqeruar me foto.

Vend te dukshem ne gazete zed he shkrimi per bamiresin lunxhot Kiço Noti qe eshte dhe sponsorizues i numrit 85 te gazetes Lunxheria si dhe takimi i tij ne ambientet e punishtes Trahana Lunxheria me mjekun e njohur Tritan Kalo.

NE FAQEN E 7 TE GAZETES SHKRUHET PER AKTIVITETIN AKADEMIK DHE SHKENCOR TE PROF.DR.PANAJOT BOGA NDARE NGA JETA ME 7 QERSHOR TE KETIJ VITI.

Ne rubriken “Ndahen nga jeta”shprehen ngushellime per :
Jorgo Noti
Jani Krisafi
Theofan Duka
Aleks Çuçi
Evgjeni Dedi
Rrodho Dhima
Gathulla Domi
Polikseni Xhafi
Jorgo Dodi
Eleni Kondi
Ramo Boja
Kiço Dogani