Kujtesë/ Për Luftën e Mashkullorës-"Te Rrapi në Mashkullorë/ Foli Çerçizi me gojë..."

18 Mars 1908 eshte ngjarja e madhe e Luftes se Mashkullores, dite e shenuar per historine e Mashkullores, Gjirokastres dhe gjithe Shqiperise.

Sipas tradites kjo dite eshte perkujtuar gjithmone , nderohen luftetaret trima te cetes kryengritese te Cerciz Topullit, luftetaret trima te saj, Mihal Grameno, Hito Lekdushi, Bajram Ligu, Hajredin Tremishti, Zeman Mashkullora etj.qe me arme ne dore mbrojten vatanin dhe fituan kunder pushtuesve otomane deri ne fitoren e pavaresise se Shqiperise.

Ne nje postim ne fb gazetari dhe poeti i njohur Ylli Musta ka ndare kujtimet e tij me nje nga miqte , Berti Babameto kur shkonin me shkollen ne vendin ku eshte zhvilluar beteja e Mashkullores.

Ai eshte ndjere shume i emocionuar nga shoku i tij qe i ka percjelle edhe nje foto të monumentit në vendin e vrasjes së Çerçizit dhe bashkëluftëtarit të tij, Muço Qulli, nga forcat shoviniste malazeze në fushën e Shtoit, më 1915.

Ne postimin e tij Ylli Musta sjelle kujtime kur shkonin me shkollë të organizuar përmes Malit të Gjerë, marshim nga Gjirokastra në Mashkullorë, e te hauri ku u zhvillua lufta.

Atje zhvilloheshin ceremoni përkujtimore dhe festime popullore nga më mbresëlënëset, ku ne ndienim nga afër historinë, luftrat për liri e pavarësi të çetave të armatosura, “preknim” Çerçizin, Mihal Gramenon, Bajram Ligun, Hito Lekdushin, Hajredin Tremishtin…

Per kete ditë të shënuar, kur në shpirt na kumbon kënga legjendare “Te rrapi në Mashkullorë/ Foli Çerçizi me gojë…”, dua të sjell edhe një strofë nga një poezia ime, lidhur me Çeçon e Mashkullorës:

Çeçua kryet ngre nga toka
Sikur do të matë Shqipërinë:
“Djema, mos e lini t’jua marrin prapë
Ca Bimbashë dhe ca Milazimë…”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com