Kujtesë/ Qytetarë të mirë, të shoqërisë dhe profesionistë

Cdo fotografi ka nje histori, eshte kujtim per nje ngjarje te caktuar.

Kjo foto qe po percjellim ne faqen tone eshte e vitit 1976 dhe ka lidhje me 50 vjetorin e ditelindjes te njerit prej drejtuesve te rendesishem te Gjirokastres, Koço Qendro per te cilin do flasim gjeresisht nje here tjeter.

Ne foto jane Jorgo Maliko, mangazinier ne uzinen metalike te qytetit po qe me pare ka punuar ne dyqanin e valutes, sic quhej nga vitet 55 e larte; ngjitur me te Benon Bobrati teknik i televizoreve, mjeshter ne kete fushe, edhe pergjegjes i repartit te riparimit te TV dhe Radiove ne ndermarrjen e riparim sherbimeve, Jorgo Anastasi gjithashtu, Odise Boshnjaku dhe Sedat Çeribashi, te peste qytetare te mire, te shoqerise dhe profesioniste.

Jorgo Malikua, Benon Bobrati, Jorgo Anastasi dhe Odise Boshnjaku nuk rrojne me.

Kujtohen per emer dhe pune te mire qe kane lene pas per qytetin e tyre, Gjirokastren.