Kujtesë për ata që stolisën kalldrëmet me qëndisma dhe portat me harqe guri të gdhendura të Pazarit të Gjirokastrës

Kane kaluar shume vite nga ajo kohe kur keta burra te Gjirokastres u mblodhen bashke nje dite te vitit 1964 per te dale ne fotografi.

Jane pas punes.

Per te dale ne fotografi dikush do t`i kete bere “mukaet” se, sa njihen, nuk punonin per t`u dukur, po me dashuri e pasion per te stolisur qytetin e tyre te dashur.

Ne vite kane punuar dhe drejtuar per shtrimin e rrugeve te pazarit dhe ndertimin e objekteve, sic eshte godina e Turizmit ku kane derdhur djersen dhe talentin si mjeshter te trajtimit te gurit.

Dhe sa shume pune te bukura qe kane bere!

Shtruan pazarin me kalldrem, ndertuan porten me hark guri te turizmit, ate te Komitetit Ekzekutiv(qarku sot), harqet me gure te gdhendur te ish-gjykates,porten hyrese dhe muret me gure te skalitur te shtepise se Enver Hoxhes sic quhej, guret e “stolisura” te Pallatit te Kultures qe nuk eshte me etj.

Kjo foto eshte kujtim i bukur dhe per pasardhesit qe sot krenohen me emrin dhe punen e gjysherve te tyre me aq kontribute ne ndertimin, restaurimin dhe mirembajtjen e Pazarit dhe Gjirokastres.

Nderim e respekt per keta skalites te Pazarit karakteristik, te sokakeve dhe objekteve historike, te shtepive karakteristike te qytetit te Uneskos!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com