Ne nje nga lagjet e Gjirokastres, gjeni ku mblidhen ujrat e shiut te ketij sokaku pa emer!

 

Ja nje sokak ne nje lagje te qytetit te Gjirokastres qe me siguri gjirokastritet duhet ta kene shkelur disa here.

Nuk e dime c`ndodh me ujrat e shiut keto dite dimri, zbresin poshte kaderllemit, humbasin rruges,mblidhen diku bashke apo dhe krijojne probleme per banesat e vjetra te lagjes!

Kete me siguri e dine mire banoret e lagjes dhe te tjere qe kane kaluar disa here, edhe ne dimer, ne kohe si kjo ne foto, me shi.

Ju kujtojme se nen kalldrem jane dhe tubot e ujit te pijshem qe shkojne ne kala qe mund te jene vendosur edhe 40 vjet me pare.

Tani duam te mesojme:

Deri ku shkojne ujrat e ketij sokaku, ne c`vend bashkohen dhe ku derdhen?

Te shohim se sa veta do pergjigjen. E bejme kete pyetje per kureshtje dhe per te provuar kujtesen, por edhe per te njohur dhe mesuar me shume per lagjen dhe qytetin ku banojme.