Ambasadorja Yuri Kim shprehet se kriminelët e njohur në Shqipëri do dënohen. Ajo shkruan se ka raste që janë përpjekur të blejnë prokurorët dhe t’i shpëtojnë drejtësisë
“Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK dhe Policinë e Shtetit”, shkruan Yuri Kim.