Zonat më sizmike në Shqipëri dhe qytetet më të rrezikuara nga tërmeti!

Zonat më sizmike në Shqipëri dhe qytetet më të rrezikuara nga tërmeti!

Durrësi është një nga qytet më sizmike në Shqipëri. Kështu u shpreh sizmologu Shyqyri Aliaj i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

Duke theksuar se juglindja e Shqipërisë është një zonë sizmike, zoti Aliaj shtoi se Vlora gjithashtu është një zonë e rrezikuar, ndërsa blloku i blloku i Himarës dhe Sarandës, janë shumë larg rrezikut.

“Zonat më sizmike në Shqipëri nga magnituda e shkalla rihter, janë në lindje të Shqipërisë. Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, ishte me magnitudë 7.

Durrësi ka më shumë rrezik. Edhe nga kushtet e tokës dhe terrenit, por edhe sepse është në bregdet.

Ndaj Durrësi është më i rrezikuar se Tirana nga tërmetet. Atje është kufiri i pllakave. Edhe Tirana është e rrezikuar por më pak.

Gjithashtu edhe Vlora është zonë sizmike. Në 1930 ka qenë tërmeti i fundit i fortë që ka goditur qytetin.

Ndërsa gjithë blloku i Himarës, Sarandës, është shumë larg rrezikut sizmik. Por Ballkani është një zonë sizmike me rrezik”, u shpreh zoti Aliaj./Nga Tema/