Zjarrfikeset shpetuan lagjen Pazar i Vjeter, njoftuesi Pano Muka reflekton cfare duhet bere me shume...

Ne vite lagjia “Pazar i Vjeter” ne GJirokaster eshte rrezikuar disa here nga zjarret.

Zjarr i madh ku u dogjen 4 shtepi ka rene ne vitin 1953, nje tjeter 10 vjet me pare ne nje ndertese afer kishes se lagjes dhe afro nje vit me pare ne nje nga shtepite e braktisur ne krye te lagjes tek sheshi i Pasha Kaurit.

Per zjarrin qe ra rreth ores 6 te mengjesit, i ndodhur ne vendngjarje dhe qe ka telefonuar sherbimin e zjarrfikseve, banori i kesaj lagje Pano Muka, kujton se ishte moment i frikshem kur ra catia dhe shpertheu flaka e nese nuk do vinin zjarrfikset rrezikoheshin edhe banesat e tjera ngjitur.

Me dolen para ate dite ikja per Sarande, ora 6.00 mengjes, po hipja ne makine kur shikoj tymin fillimisht pastaj shpertheu flaka, u lemerita kujtova djegjen e lagjes para shume viteve, e dija qe po mori njera shtepi ja percolli tjetres se jane ngjitur dhe digjen per pake minuta, mora zjarfikesit qe per 7 minuta erdhen fal tyre shpetoi pa u djegur gjithe lagjia, besoj me ujesjellsin e ri do kete hidrant ku zjarfikset te marin uje se nuk futen dot rruge te ngushta… – Kujton Pano Muka

Ja fotot radhazi qe tregojne ecurine e zjarrit dhe kontributin e madh te punonjesve te sherbimit qe e shuajten ate ne nje kohe te shpejte.

Nisur nga kjo ngjarje qe e kujtojme per te shtruar nje problem qe lidhet me mbrojtjen e lagjeve te vjetra nga zjarret meqe shtepite jane prane e prane, c’masa duhen marre per evitimin e zjarreve vec kujdesit te vet familjareve?!