Zjarr në Stjar të Delvinës

ZARR NË STJAR TË DELVINËS. SHKRUMBOHEN MBI 2 MIJË RRËNJË ULLINJ

Burime nga zjarrfikëset e Delvinës bëjnë me dije se sot në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe ullishteje.

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar rreth 2000 rrënjë ullishte duke i shkaktuar një dëm kolosal pronarit të saj i cili kish investuar djersën dhe kursimet e tij disavjeçare si emigrant në Gjermani.

Zjarrfikset kanë shkuar dhe kanë fikur zjarrin, por zjarri i ndihmuar edhe nga era ka shkrumbuar gjithshka.