Virusi Tenton te Prek edhe Gjirokastren nga Kufiri me Greqine - Emigranti i Karantinuar Rezulton Pozitiv!

Tashme mund te quhet zyrtare se edhe Gjirokastra ne rang qarku eshte prekur nga Koronavirusi…

Edhe pse jo brenda qytetit, tashme virusi ka hyre nepermjet pikes kufitare te Kakavies. Behet fjale per nje emigrant i cili rezultoi pozitiv pas dyshimeve te forta qe jane verejtur ne shenjat e ngjashme me ato te virusit famekeq. Testet e kryera ne laboratorin e Tiranes konfirmuan se 29 vjecari ishte i prekur por ne fillim te saj.

Per fat te mire, fal edhe masave te marra nga qeveria, emigranti eshte karantinuar ne nje hotel ne Kelcyre, bashke me 26 emigrante te tjere bashkeudhetare te kthimit ne atdhe.

Edhe Kryeministri Rama e permendi posacerisht rastin per te treguar se masat e marra kane parandaluar perhapjen e metejshme te virusit permes pikave kufitare.

“Do të kishim një vatër të re infeksioni që do përhapej në gjithë Përmetin. Ku ka kryeministër në botë që do të dojë ti shtojë vetes halle kaq të mëdha, sa halli i kësaj situate, dhe halli i të qeni në shënjestër për sharje dhe mallkime. Dakord. më thoni ca të doni, i gëlltisë të gjitha”, tha Rama.

Nderkohe mesojme se i infektuari është nga Fieri me inicialet G.B. dhe raportohet se kishte ardhur nga Lamia e Greqisë para 5 ditësh ku dhe u karantinua në Këlcyrë te Hotel River.