Video Skandal/ Humbet ndeshjen ha dru nga Trajneri! Kështu stërviten këta të rinj në Shqipëri!

Ja se si stërviten fëmijët në klubet e futbollit në Shqipëri.

Në kete video duket një nga ish-trajnerët dhe ish-pjesëtarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili qëllon me radhë futbollistët e tij pas një ndeshjeje.

Mësohet se Ndue Tarazhi është shoqëruar në polici, për shkak të skandalit me lojtarët e vegjël.

Ish-trajneri i paratërinjve të Laçit është shoqëruar mëngjesin e sotëm prej orës 8:00 në Polici dhe tashmë duhet t’u përgjigjet pyetjeve për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të vegjël kurbinas.

Trajneri qëlloi me radhë futbollistët e tij pas një ndeshjeje dhe i ka ofenduar ata.

Për këto veprime policia reagoi menjëherë duke e thirrur Tarazhin, për ta marrë në pyetje dhe për të sqaruar ngjarjen.

Në këto momente vijon të merret në pyetje nga oficerët e policisë pas videos së shfaqur në rrjetet sociale dhe po kryhen të gjitha veprimet proceduriale.