Vetëm diell deri në fillim të javës tjetër para se të fusni kokën në jorgan nga shirat...

Ditet me diell na kane shpetuar dhe ngrohur pas atij shiu te rembyeshem qe ra para pak ditesh.

Duket se Shkurti do na ofroje akoma dite me diell deri nga fillimi i javes tjeter.

Sinoptikanet parashikijne qe rreshjet te rinisin ditën e diel gjatë natës në veri të vendit ku është edhe zona ujëmbledhëse e liqeneve të hidrocentraleve.

Meteoalb parashikon që gjatë ditës së hënë reshjet e shiut do të jenë mesatare në basenin ujëmbledhës së lumit Drin reshje të cilat vijojnë kryesisht mesatare edhe ditën e martë.

Prandaj te gjithe per rreze dielli ne fundjave para se te fusin koken ne jorgan nga e hena…