Vendimi i qeverise greke, ja cfare do ndodhe nga neser ne doganen e Kakavijes...

Qeveria greke ka vendosur që prej ditës së nesërme, data 5 gusht, duke filluar nga ora 23:00 dhe në vazhdim, dogana e Kakavijës do të mbyllet për të gjithë kalimtarët.

Dhe duke filluar nga ora 00.01 e datës 16 gusht, dhe në vazhdim, kushdo që kthehet nga Shqipëria do të duhet të rrijë karantinë 7 ditë.

Nga nesër në mbrëmje, në doganën e Kakavijës do të vendosen ekipe të ushtrisë, të cilat do të kryejnë teste tek kalimtarët në pikën e Kakavijës.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com