Vendet dhe si kane festuar Diten e 1 Majit banorët e Gjirokastres

Dita e 1 Majit eshte festuar gjithmone ne qytetin e Gjirokastres, nga koha e Zogut, ne vitet pas 44-es e ne vazhdim po ne vende dhe organizime te ndryshme.

Ne kohen e Zogut ajo pak klase punetore qe ishte dhe protestonte per permiresimin e kushteve te punes apo rritjen ekonomike pa iu larguar edhe tradites,organizimit te shetitjeve me aktivitete jashte qytetit, ne Topullaraj, mbi fushen e aeroplanit, ne Leknjas, ne Keculle, ne Teqene e baba Manes etj.

Familje te Pazarit te Vjeter por dhe ato te zones se Pazarit mblidheshin poshte rruges se nenkalase, vend i gjelberuar, me peme e hije edhe sot. Aty femijet argetoheshin ndersa afer drekes shtrohej dreka familjare me ushqime te pergatitura nje nate me pare.

Banoret e Dunavatit shkonin me shume ne Leknjas dhe nga vreshtat, ata te Dunavatit dhe te Palortose ne Keculle dhe te Varroshit ne kodrat e Teqese.

Pas viteve 44-er l Maji festohej me parade, manifestime dhe shetitje, me asnje proteste, sikunder ndodhte ne vendet kapitaliste.

Parada organizoheshin me rastin e kesaj dite ne fushen e vjeter te sportit dhe ne sheshin e Cerçizit, femijet dhe rinia e shkollave, klasa punetore e ndermarrjeve , perfaqesues te fshataresise por edhe ushtarake te garnizonit te vendosur ne kuadrate parakalonin para “udheheqjes se vendit”. Mbaheshin dhe fjalime per perparime e zhvillime , per nje jete te lumtur e te tjera e te tjera, por pas kesaj te gjithe shkonin per te festuar familjrisht apo ne grupe.

Nga viti 1960 u dha orientim qe l maji te festohej tek plepat afer me Uren e Vjeter te lumit dhe fushen e aeroplanit, nje vend shume i bukur, i pyllezuar dhe me hije.

Aty pas ndonje fjalimi te rastit dhe ndonje koncerti nga femijet, shetitej, “vihej rrotull”, ndonje grup lahej edhe ne lume, te tjeret benin sehir dhe afer drekes hapnin torbat me ushqime.

Birra e pije,aranxhata e akullore i sherbenin punonjes te ntanit dhe konsumit. Piqej edhe mish ne hell ose afroheshin pako te pergatitura qe me pare me mish, sallam,djath,veze te ziera, qepe e hudhra.Atmosfera ishte shume miqesore sikur te festonte nje familje e vetme, edhe me kenge e valle, me orkester popullore, ndonje vit jepte shfaqje edhe estrada profesioniste, cirku i qytetit. Ore te gezuara dhe  çlodhese qe kalonin pa gernjera.

Ishte vertete bukur!

Kur u mbollen peme e u bene sistemime te ambienteve festa e 1 Majit u transferua ne Virua ku shkonte i gjithe qyteti, vinin edhe nga fshatrat. Viheshin autobuze ne dispozicion edhe pa paguar. Institucionet kulturore jepnin dhe shfaqje, grupet folklorike te qytetit,  Picarit, Poliçanit, Zagorise e Laboves se Kryqit,  grupi i famshem i burrave te Lazaratit, kengetaret e njohur te estrades profesioniste, Maliq Çomo, Rustem Asqeri, Arta Babaramo, Eftimi Llambro,  Xhelal Angoni,Petrit Lulo,  orkestra e familjes Mastora, e Teme Dules etj.

Nje organizim i tille vazhdoi deri ne vitin 1990 ndersa pas ketij viti tradita nuk humbi po jo me pjesemarrje te madhe dhe shumica e familjeve pa marre “buke me vete”. Familjare, te rinj e te reja dhe femije benin nje shetitje dhe kaq pastaj per birra e meze ne restorantet e Viroit, te Dropullit, ne Keculle e gjetke.

Keto persa i perket vendeve dhe organizimit te dites se 1 Majit ne vite ne Gjirokaster.

Sa per kete 1 Maj, me virusin e padukshem ne mendje dhe neper kembe, me kushtet e karantines, na mbetet te kthejme koken pas ne 1 majet e shkuara dhe te kujtojme ku kemi pushuar e ku jemi argetuar, sigurisht me plot mbresa e kujtime per te treguar.

Ja dhe nje pamje nga Viroi sot, 1 maj 202o!…