"Vaksine per te gjithe"-Njoftim i rendesishem i Ambasades Britanike

Ambasada Britanike në Tiranë bën me dije se “Universiteti i Oksfordit ka bërë të ditur se rezultatet e Fazës I/II për testimin e një vaksinë kundër #COVID19 nuk tregojnë shqetësime për sigurinë dhe nxitin reagime të forta në sistemin imunitar. Ky është një moment i rëndësishëm në luftën globale kundër COVID19.

Programi i vaksinave po mbështetet me 84 milion £ nga Qeveria Britanike. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të zhvilluar një vaksinë për të gjithë”, shkruhet në njoftimin e Ambsadës.