Urime dhe vlerësime për Festat e Mëdha të 28 dhe 29 Nentorit
Sokol Abazaj
URIME PER DITEN E FLAMURIT DHE GEZUAR PAVARSINE !

Arben Isaraj
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët, që një ditë këto fjalë të amanetit të të parëve, jo vetëm t’i këndojnë, por dhe t’i zbatojnë.
“Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk’iu betuar
të lidhim besën për shpëtim”.

Aleksander Çipa
Nderim dhe kenaqesi vleresimi i Atit tim Lefter Çipa me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit”. Falenderim Presidentit Meta per kete vleresim qe i jep gezim te posaçem familjes sone ne Diten Kombetare te Pavaresise.
Urime nga zemra Ati im, per kete shperblim ndaj punes, vepres, talentit dhe perkushtimit tend kombetar!

Vasil Karanxha
Sot festojmë festën e çlirimit dhe konsolidimit përfundimtar të pamvarësisë.
Të shpallësh pamvarësinë është nder,të çlirosh vëndin e të konsolidosh pamvarësinë është lavdi.
Është kjo arsyeja që ata që bënë këtë luftë dhe vetë NËNA SHQIPËRI do jenë gjithmonë kryelartë.
Kiço Noti
Datat 28 dhe 29 Nentor jane historia e lavdishme e papullit tone, luftrat dhe perpjekjet e tij shekullore per pamvaresi dhe liri, per clirim kombetar e shoqeror qe jane e do mbeten te perjeteshme ne historine e tij.
Lavdi deshmoreve dhe heronjeve!

Dhimiter Vaiti
Si gjithë shqiptarët anembanë Tokës( deri sot s’kanë emigruar në planet tjetër) kujtoj me mirënjohje e respekt të pafund ata njerëz të mëdhenj,atdhetarët e devotshëm,që mundësuan VALVITJEN E LIRË TË FLAMURIT KUQEZI,FLAMURIT MÈ TË BUKUR NË BOTË,SHPALOSJEN KRENAR TË FLAMURIT TONË KOMBĒTAR.
Lavdi firmëtarëve të Aktit të pavarësisĕ,midis të cilëve atdhetarit të shquar sheperiot Aristidh Rruci!
Rroftë 28 dhe 29 Nentori!
GEZUAR NENE SHQIPERI!
