Urim dhe Mirënjohje për Studjuesen Meliza Krasniqi për Monografinë Kushtuar Musine Kokalarit

Urim dhe Mirenjohje per Studjuesen Meliza Krasniqi per Monografine Kushtuar Musine Kokalarit

Muzeu Kokalari ne faqen e vet ne FB shkruan: “ Së fundmi një monografi e plotë për Musine Kokalarin nga studjuesja Meliza Krasniqi, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. E kam ndjekur nga afër punën me pasion dhe dashuri të Melizës dhe jam e sigurt se ky libër shumë shpejt do të tërheqi vëmendje të studjuesve nga të gjitha fushat ku Musine Kokalari ka lënë gjurmën e saj. Ju siguroj se brenda tij do të gjeni jo vetëm të dhëna të panjohura më parë, por edhe analiza të veprës së saj në një këndvështrim tejet origjinal.
Mezi ‘pres ta kem në duar.
Përgëzime e dashur Meliza për finalizimin e punës tënde të përkushtuar shumëvjeçare. Urime të përzemërta!