Urim i Arjan Shehut per Festen e Sulltan Novruzit dhe 100 Vjetorin e Lindjes se Sheh Jonuz Shehut ( Tatai)

Pak minuta me pare Arjan Shehu ka percjelle nje postim ne faqen e tij ne fb me rastin e 25 marsit, festes se Sulltan Novruzit qe i bashkohet edhe 100 vjetorit te lindjes te Sheh Jonuz Shehut, babait te tij qe te gjithe e kane njohur me emrin e paharruar

( Tatai).

.

Urimin per festen dhe perkujtimin e 100 vjetorit te lindjes te Sheh Jonuz Shehut ai e nis me vargjet:
Sheh Jonuz…
Na pret ,ri zgjuar
Te gjitheve duke bekuar
Me bekim te perendise
Tata…”Nur i miresise”dhe vazhdon:

Miq e besimtare te nderuar . Me rastin e festes se Sulltan Novruzit dhe njekohesisht ditelindja e Sheh Jonuz Shehut , babait tim sic shumica prej jush e njohin me emrin “Tata” ,ju uroj plot gezime, shendet , lumturi,harmoni, paqe, dashuri ne familjet dhe zemrat tuaja . Kjo video eshte vetem nje grimce e nje respekti te pafundem qe une bashke me familjen time dhe babain tim te ndjere kemi per ju! Kete vit do te festojme pak me ndryshe . Me shpresen se dite me te mira do te vijne ju ftoj te bejme GEZUAR te gjithe nga shtepite ku ndodhemi .

Uratat e Sheh Jonuzit dhe bekimi i te madhit Zot do tju shoqerojne si ne keto dite te veshtira edhe pergjate gjithe jetes. Te keni familjen mire , kjo eshte cfare na gezon ne keto dite te veshtira . Duke ju falenderuar per cdo urim dhe emocion qe me jepni , kete here zgjodha ta kujtojme shenjtorin tone nepermjet disa fotove . Edhe nese nuk ndodheni ne ato foto gjithsecili e ka vendin ne themelet e teqes Halveti . Qofte nje dite e mbare dhe e bukur 25 Marsi 2020 qe shenon edhe 100 vjetorin e Sheh Jonuzit .Qofshim ne izrin e tij! Ju uroj shendet !

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com