UGSH:Ne fundvit, çmimet vjetore dhe kremtimi 15 vjetorit te themelimit

Njoftim për veprimtarinë tradicionale të fundvitit të ndarjes se çmimeve vjetore dhe kremtimin e 15 vjetorit te themelimit te UGSH-së
UNIONI I GAZETAREVE SHQIPTARE SHPALL KONKURSIN “VANGJUSH GAMBETA” 2020 DHE KREMTON 15-VJETORIN
Tiranë më 15.10.2020
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2020”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.
Gjatë kësaj veprimtarie të rëndësishme të fundvitit, do të ndahen edhe:
– Dy çmime “Karriera”
-Një çmim “Raportimi më i mirë i vitit”
-Një çmim “Reporteri i vitit”
-Vlerësime për 15 vite UGSH-
Kopjet e materialeve për konkursin “Vangjush Gambeta”, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), ose në adresën: unioniigazetareve@gmail.com
Veprimtaria e ndarjes se çmimeve vjetore te UGSH do te zhvillohet ne daten 13 nentor 2020, ne Tiranë.
Janë të ftuar të gjithë gazetarët të marrin pjesë.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare