U rrëmbye kur ishte dy vjeç, kur i ati kishte ndaluar për të marrë një shishe uji, takohen pas 32 vjetesh

DDy prindër janë bashkuar me të birin pas 32 vitesh, pasi këtë të fundit e kishin rrëmbyer në një hotel në vitin 1988. Sipas mediave të huaja, Mao Yin, u rrëmbye kur ishte dy vjeç, kur i ati kishte ndaluar për të marrë një shishe uji teksa ktheheshin nga çerdhja.

Mësohet se prindërit kishin kërkuar në të gjithë vendin dhe nëna e tij kishte shpërndarë më shumë se 100,000 fletushka duke kërkuar ndihmë për ta gjetur. Ai kishte lindur në 23 shkurt 1986, dhe më 17 tetor të vitit 1988 ishte rrëmbyer. Ndërkohë në prill të vitit 2007 policia tha se kishin marrë një informacion për një burrë nga provinca jugperëndimore Sichuan që kishte adoptuar një fëmijë disa vite më herët.

Policia kreu testet e ADN në njeriun tashmë 34-vjeçar, dhe zbuloi ai kishte lidhje me Mao Zhenjing e Li Jingzhi. Djali i tyre Mao Yin të cilit i kishin dhënë emrin e ri Gu Ningning ka tashmë një biznes lyerje. Ai që tashmë është ribashkuar me familjen thotë se do të qëndrojë me ta pasi nuk është i sigurtë për të ardhmen.

Ndërkohë nëna e tij ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar.
“Doja të falenderoja mijëra njerëz që na kanë ndihmuar,” tha Li Jingzhi, nëna e djalit./BBC

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com