Transporti publik me rregulla strikte, ja cilat janë

Ministrja e Shëndetësisë ka dhënë “ok” ditën e sotme për rifillimin e transportit publik pas pezullimit të punës, që erdhi si shkak i pandemisë së koronavirusit. Edhe pse miratimi u dha, Ogerta Manastirliu tha se lëvizja do të bëhet duke zhvilluar rregulla strikte, për të parandaluar ndodnjë infektim të mundshëm.

Por Shoqata e Transportit nuk ka qënë dakord me protokollin e vendosur nga Ministria duke u shprehur se shkakton vështirësi financiare. Por cili është protokolli që do të ndiqet? Si do të udhëtojnë qytetarët me masat e reja të koronavirusit?

PROTOKOLLI:

1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.

2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.

4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.

5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.

6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.

7. Duhen dezinfektuar makinat.

8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.

9. Në terminal duhet zbatuar distancimi.

10. Terminali të dizinfektohet.

11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.

12. Të respektohen masat e higjienës.

13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.///