Tjetër lehtësi për pajisjen e drejtuesve të mjeteve rrugore

Tjetër lehtësi për pajisjen e drejtuesve të mjeteve rrugore (kategoria C, CE, D dhe DE) me Certifikatën e Aftësimit Profesional CAP!

Për të gjithë drejtuesit e mjeteve që janë pajisur me CAP pa ju nënshtruar një kualifikimi fillestar:
do t’ju zgjatet afati i vlefshmërisë së CAP deri në 2 vjet por jo përtej datës 20.10.2022!

Afati i vlefshmërisë së CAP në varësi të përfundimit të vlefshmërisë së kategorisë respektive të lejedrejtimit që zotërojnë!

Me propozim të DPSHTRR u miratua Urdhëri Nr. 4, datë 09.09.2020 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë!

Shembuj ilustrues:Një drejtues mjeti që zotëron CAP për transport mallrash të cilit i përfundon vlefshmëria më datë 20.10.2020 dhe ka lejedrejtimi të kategorisë C me vlefshmëri deri më datë 30.05.2021, vlefshmëria e CAP i shtyhet deri më datë 30.05.2021.
Një drejtuesi mjeti që zotëron CAP për transport mallrash, të cilit i përfundon vlefshmëria me datë 20.10.2020 dhe ka lejedrejtimi të kategorisë C me vlefshmëri deri më datë 30.05.2024, vlefshmëria e CAP i shtyhet deri më datë 20.10.2022.
Lehtësojmë 31,592 qytetarë!
Ulja e tarifës së rinovimit të CAP nga 3,500 lekë në 2,000 lekë!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com