Ti mikesha ime Penë!-Poezi nga Mufit Çeli

Poeti Mufit Çeli
Ti mikesha ime Penë!
Për çudi edhe në gjumë
ti mikesh vjen e më zgjuan
më çlodh e më vë në punë
her më mërzit e her luan
Vjen qetë e qetë pa berë zhurmë
kudo që jam ti më gjen
më bie mendime shumë
ti mikesha ime Penë
Vjen e më rrëmben si ëngjëll
më shëtit e ku s’më çon
më flet me fjalën e ëmbël
herë më puth,herë me qorton
Bashkë ne prekëm gjithësinë
ëndrrat,dëshirën për jetën
prekëm natyrën,lirinë
nuk e fshehëm te vërtetën
Ledhatuam dashurinë
takuam diellin,hënën
poshtëruam tradhëtinë
sollëm gëzimin dhe kengën
Takojmë yjet,qiell,detin
Nënën,vëllanë,babanë,motrën
dhimbjet,hallet e kurbetin
pabesinë,luftën dhe lodrën
Zgjuam fiset,lashtësinë
si kanunin dhe të renë
të sotmen,trashëgiminë
ti mikesha ime Penë
Ne shkruam për historinë
për çfarë krijoi natyra
biseduam me rininë
ja e keqja ja e mira
Eshtë ditë e natë s’do tja dishë
pa më folë ti më vjen
gjithmonë kështu të më vishë
ti mikesha ime Penë!