“Ti Ermal e ke shumë gabim. Kjo është shumë e shëmtuar!”-Pse po "masakrohet“ Ermal Mamaqi?

Sot ne Diten Nderkombetare te Librit, kur ne Tv e gazeta flitet per letersine, shkrimtaret dhe libraret, ne studion e TCH ne emsionin”Shqiperia Live” pati nje debat te forte midis moderatoreve “paqesore” dhe tre personazheve te njohur te librit, Arlinda Dudaj, Agim Baçi dhe Albatros Rexhaj.

Kujtojme se shkendijen e me pas”flaken “ ne rrjetet sociale e ka ndezur aktori i njohur per publikun shqiptar dhe me gjere Ermal Mamaqi me mesazhet qe percolli me vidio per fansat e tij, ku vec te tjerave i keshilloi te mos lexojne letersi, se romanet, sipas tij jane per pensionistet.

Mbi bazen e mesazheve te percjella nga Ermali, ne mungese te tij, u debatua edhe gjate emisionit ku pjesemarresit ndane mendime te ndryshme, pro dhe kunder.

Botuesja Arlinda Dudaj e pakenaqur nga mesazhi i Ermalit u shpreh se Ermali e ka shume gabim dhe se ajo qe ka thene eshte e shemtuar duke nenkuptuar se romanet vlejne vetem per pensionistet.

Agim Baçi vec te vjerave u shpreh se e rendesishme eshte te lexojme dhe se letersia eshte inspiruese, eshte pasuri, eshte udhetimi me i mire per njeriun edhe ne kohe karantine.

Per mesazhet e Ermalit qe kane “turbulluar”opinionin publik, qe ne veçanti kane “merzitur” botuesit dhe shkrimtaret, ashtu dhe pensionistet, Albpetros Rexhaj tha se Ermali ka shprehur mendimin e tij te lire e te pavarur dhe per kete nuk duhet” masakruar”.

Debati i ndezuar vazhdoi gati 30 minuta mes tre personazheve te rendesishem te librit me pyetjet ngacmuese dhe “paqesore” te moderatoreve duket se do te vazhdoje, po sigurisht ne “studio te mbyllura” dhe ne distance sipas rregullave te diktuara, ne kushtet kur edhe “libri eshte ne karantine”.