Thale Llaci me poezi per Gjirokastren dhe miket e saj te mira

Thale Llaci eshte nga Gjirokastra, autore e disa vellimeve me poezi. Ajo shkruan bukur e thjeshte, plot ndjenje e dashuri edhe per Gjirokastren, qytetin e saj te lindjes, edhe per miket e saj te panadra ne Ttirane.

Ndjenjat per qytetin dhe per miket e saj i ka shprehur ne vargje ne keto poezi:

GËZUAR! E MAGJISHMJA JONË!


*”*”*”*”*”*”*”*”*”*”*”*”*”*”*”*”*”
Gëzuar streha e magjishme
me kërkënd tjetër nuk të këmbejmë
Për fëmijët e t’u në çdo moshë
lumturi do të ndjejnë brezat e tjerë.

Gjirokastra jonë e magjishme
të përqafojmë me mall nga larg
Me vlerat e t’ua na rrite
pikërisht në këtë ditë të veçantë.

Gëzuar ditëlindjen
e dashura Gjirokastër
Këtë urim me buzëqeshje
e përcjell në çdo vatër.

Për ti streha mbrojtëse
të shkruaj këtë përvjetor
Janë disa vargje zemre
nga shpirti më burojnë.

Je një qytet i gurtë
të përpin e të rrëmben
Magjia që ti të fal
si rreze dielli shkëlqen.

U zgjidhe nga zinxhirët
në këtë datë 18 shtator
Populli luftoi me heroizëm
pushtuesin e largoj.

Ndoqën rrugë të vështirë
e kurrë nuk u dorëzuan
Për lirinë edhe flamurin
jetën shumë e sakrifikuan.

E sot në këtë përvjetor
jemi krenarë të festojmë
Me respekt e mirënjohje
të rënët t’i kujtojmë.

Sakrifica e të rënëve
të motivojë çdo qytetar
Për qytetin të kontriboj
t’a mbaj të bukur e të rrallë.

Kjo ditë qoftë e bekuar
për mbarë qytetarinë
Gjirokastra jonë qytet që ndrin
të gjithëve na shton krenarinë!

TAKIM I PËRZËMËRT

Në këtë mot të acartë
rrezet e diellit janë shpërndarë
Kanë larguar shi e erë
ngjyrën blu qielli ka marë.
Për një ditë ndryshe
dy mikeve u telefonoj
Mund të dalim e takohemi
moti sot na favorizon.
Trupin t’a veshim trashë
kujdes për këmbë e kokë
Të ftohtit se durojmë dot
jemi goxha në moshë.
Me shumë dëshirë e kisha
prandaj dy zonjat i ftova
Për kafe apo drekë
situatën do t’a menaxhoja.
Dy zonja qytetare
kanë dije e plot kulturë
Moshën e kanë sfiduar
çdo fjalë e tyre lë gjurmë.
Pak kohë i kam bërë mike
plazhi na ka lidhur
Në atë ambjenti të këndshëm
gjuhën e kemi zgjidhur.
Fjalë kemi thënë
duke u parë në sy
Me to jam ndier mirë
kam dalë nga ajo vetmi.
Për mua kanë qënë
një imazh tejet pozitiv
I kam mike të mira
nuk kanë zvëndësim.
Jetojmë të vetmuara
këtu në kryeqytet
Shpesh gjejmë fjalët e duhura
urojmë shëndet e respekt.
U thash se në këtë tavolinë
zemrën t’ime e kini
I uroj të kenë jetë e shëndet
dëshiroj drekën e afruar t’a shijoni.
Miket e mia: Rabi dhe Zeni.