Testimi në njerëz ka filluar vetëm në Kinë dhe SHBA, 4 fazat që duhet të kalojë një pacient...

70 kompani ne bote si ne SHBA,Kine, Britani etj punojne per te prodhuar vaksinen kunder Covid19 por testimi në njerëz ka filluar vetëm në Kinë dhe në SHBA.

Keshtu ka thene mjeku Genc Sulçebe në emisionin Opinion duke shtuar se nje pacient të jetë e suksesshme duhet të kalojë me patjetër 4 faza.

Ja sipas tij fazat:

“Së pari testohet nëse ka efekte të dëmshme. Në fazën e dytë shihet se si reagon sistemi imunitar dhe nëse reagon me sukses, kalon në dy grupe: një grup që quhet placebo dhe një grup që merr vakasinën e vërtetë. Faza e katërt është me popullatën e gjerë. Testohet në një grup të madh prej 10 mijë vetësh. Këto faza zgjasin të paktën 3 muaj, por duke patur parasysh emergjencën faza e parë dhe e dytë mund të zhvillohen paralelisht. Në rast se këto dalin me sukses mund të kalohet direkt në provën e një grupi të madh individësh”.