"Të dhënat më të fundit" - Harta e shpërndarjes në Shqipëri të rasteve pozitive me Covid 19

Megjithe masat e forta kunder koronavirusit, sipas ministrise se shëndetësisë numri i të infektuarëve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 197 dhe 10 numri i viktimave.

Ja te dhenat me te fundit dhene nga Silva Bino, Instituti i Shëndetit Publik:

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
– Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127