Tani, njoftim i rendesishem i Policise se Shtetit mbi lëvizjet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit 

Njoftim i Policise se Shtetit mbi lëvizjet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lire.

• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lire.

• me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

• me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.