Tani, ngjarje shume e rendë ne Elbasan dhe fshatin Stravaj Librazhd, ja se cfare thote policia

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht pas dy ngjarjeve të rënda në qarkun e qytetit, ku brenda pak orëve u gjet i pajetë një biznesmen dhe djali 28 vjeçar i një çifti biznesmenësh në Prrenjas.

Shkaqet që i kanë çuar drejt vetëflijimit mbeten ende mister.

Informacion paraprak

Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja.

Ndërkohë në fshatin Stravaj , Librazhd, është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi F.A., 30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse shenja të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave ngjarjes.