Takimi i Kryeministrit Edi Rama ne Bashkine e Dropullit( foto)

Dje Bashkine e Dropullit e vizitoi Kryeministri i vendit , z. Edi Rama, ne kuader te turneut elektoral ne Qarkun e Gjirokastres per zgjedhjet e pergjithshme te 25 Prillit.

Takimi i z. Kryeminister me perfaqesuesit Dropullite u zhvillua ne ambjentet e jashtme te Kishes se Shen Merise ne Peshkepine e Siperme, e cila eshte restaruruar para pak vitesh me fondet e qeverise shqiptare.

Kryeministrin, z. Edi Rama, e priti Kryetari i Bashkise Dropull, z Dhimitraq Toli, i cili ne fjalen e tij pershendetese fakenderoi Kryeministrin per fondin qe i akordoi Bashkise se Dropullit per ndertimin e Ujesjellesit ne 18 fshatra te Dropullit te Poshtem dhe te Dropullit te Siperm.

 

Nga ana e tij , z. Rama, filloi fjalen pershendetese ne gjuhen greke dhe ne vazhdim vuri theksin te investimet e qeverise qe drejton per Monumentet e Kultures , te cilat arrijne sa te gjitha qeverite e meparshme se bashku. Gjithashtu, premtoi se brenda vitit 2022 do te furnizohen me uje te pijshem 24 ore te gjitha bashkite urbane.

Takimin e pershendeten deputetja e zones dhe kandidate ne zgjedhjet e 25 Prillit, zonja Artemis Malo, si dhe kandidati tjeter Dropullit me Partine Socialiste, z. Kosta Garo.

Restaurimi i Kishes se Shen Merise me fondet e Ministrise se Kultures dhe asfaltimi i rruges me fondet e Bashkise Dropull dhe te nje Projekti te Bashkimit Evropian, kane krijuar premisa per zhvillimin e zones , nepermjet Turizmit Kulturor dhe Agroturizmit.