Tahir Boçi:"Me aktorin shqiptaro-amerikan Xhim Belushi.Shqipërinë e kishte vizituar dy herë dhe kishte vetem nje peng..."

Mbresa takimi me aktorin shqiptaro-amerikan Xhim Belushi.

Takimi ishte i rastësishëm.U ulëm në restorant në tavolinën që na rekomandoi menaxheri,një miku jonë shqiptar.Xhimi ishte nën shoqërinë e një miku të tij në tavolinën fqinje. Ne bisedonim herë shqip herë anglisht.Shqipja ja vrau veshin artistit dhe menaxheri që ishte miku ynë i përbashkët na bëri prezantimin.

Xhimi u tregua shumë dashamirës gjatë bisedës duke mos hezituar ti përgjigjet të gjitha pyetjeve tona.Kishte simpati të veçantë për artistët tanë si Naim Frashërin,Sandër Prosin,Tinka Kurtin etj.Me shumë respekt u shpreh edhe për Bekim Fehmiun.

Kur e pyetëm për vëllain e tij Xhonin,ai u përlot.Vëllai ishte 5 vjeç më i madh se Xhimi, por iku shumë shpejt nga kjo jetë, vetēm 33 vjeç. Ai na tha, u bë shtysa ime në rrugën e artit,unë u bëra shëmbēlltyra e tij,dhe për këtë jam krenar.Shqipërinë e kishte vizituar dy herë dhe kishte mbresat më të mira për vendlindjen e të parëve të tij.Vetëm kishte një peng që me gjuhēn shqipe ishte shumë dobët. Angazhimet e tij të ngjeshura nuk ja kishin mundësuar mësimin e saj.

Nga restoranti dolëm njëkohësisht dhe propozimin për një foto e pranoi me kēnaqësi,por meqë ishim në periudhë pandemie, masat kufizuese i kishte shumë merak dhe mu lut disa herë për distancën.

U ndamë përzemērsisht me shpresēn për tu ritakuar në të ardhmen meqë banojmë në të njejtin qytet (Chicago).