Surprizuese! Mesoni sa shpejt do te hapet rruga Kardhiq- Delvine

Ne aksin Kardhiq- Delvine duket se vitet e fundit puna ka avancuar me ritme te medha. Inxhinieri Ardino Halimi u shpreh se punimet do te vazhdojne. Jane bere gati procedurat per hapjen e nje tuneli i cili do te kaloje permes qafes se Skerfices. Tuneli do te jete i gjate 1,3 km dhe do te jete i shoqeruar dhe me nje tunel emergjence. Punimet kanë shkuar diku tek 60% dhe nese nuk do te kete te papritura deri ne mesin e korrikut tuneli do te jete i hapur.