Statujat e Jezusit në Rrezik - Aktivistët e Majtë "Anti Epërsisë së Njerëzve të Bardhë" Duan Rrëzimin e Tyre!

Aktivisti i së majtës ne Amerikë Shaun King tha të hënën se të gjitha statujat e Jezusit e përshkruajnë atë si një “evropian të bardhë” prandaj duhet të prishen – sepse sic tha ai, ato janë një formë e “epërsisë së bardhë” (white supremacy).

King bëri vërejtjet e tij në një seri postimesh në Twitter pasi monumentet historike dhe statuja te shumta janë bërë shënjestra e zemërimit dhe vandalizmit gjatë protestave të Black Lives Matter, pas vdekjes së George Floyd në fund të muajit të kaluar.

“Po unë mendoj se statujat e evropianit të bardhë që ata pretendojnë se është Jezusi gjithashtu duhet të rrëzohen. Ato janë një formë e “epërsisë së bardhë”. Gjithmonë kanë qenë, ” – njoftoi King ne tweeter.

King e ndoqi postimin me një tjetër, duke thënë se “Jezusi i bardhë është një gënjeshtër” dhe “një mjet i epërsisë së bardhë”, krijuar për të ndihmuar njerëzit e bardhë të përdorin krishterimin si një “mjet shtypjeje”. Ai shtoi se njerëzit e bardhë nuk do ta pranonin kurrë një fe “nga një burrë ngjyrë kafe”.

King pastaj cicëroi mbështetjen për të hequr të gjitha imazhet, duke përfshirë “murale dhe dritare xhami me imazhe të Jezusit “të bardhë”, nënës së tij evropiane dhe miqve të tyre të bardhë”.