Sot urojme per Ditelindjen Dr. Islam Bucin

Sot fb na kujtoi se ka Ditelindjen Dr. ISLAM BUCI, mjeku i njohur pathollog apo sic njihet ne Gjirokaster e me gjere, “doktori i zemres”.

Me fjale zemre e urojme edhe ne per diten e lindjes:

“Dr.Gezuar Ditelindjen!Me shendet, jete te gjate e te lumtur!”

Dr.Islam Buci ka nje jete te pasur te lidhur me mjekesine, me kujdesin dhe shendetin e njerezve.

Kete rruge te gjate e nisi qe djale i ri, kur si shume djem te Lazaratit edhe ai, ne shi e ne vape, merrte rrugen e diturise dhe ulej ne bangat e gjimnazit te Gjirokastres per te vazhduar me pas studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin Shteteror te Tiranes.

Pas studimeve vitet me te shumta te punes deri ne pension, i kaloi ne spitalin rajonal “Omer Nishani”, per shume vite edhe shef i pathollogjise; i vleresuar si drejtues dhe specialist, me pjesemarrje dhe referime shkencore ne konferenca brenda e jashte vendit, edhe me studime ne fusha te tjera, bashkeautor ne librin per historine e fshatit Lazarat etj.

Dr. Islami gezon respekt e mirenjohje nga pacientet qe u ka sherbyer dhe i ka “kthyer ne jete” ne momente te veshtira te jetes se tyre.

Dr. Islami nuk i eshte larguar edhe nje dite profesionit dhe tani qe eshte ne pension, ne mbrojtje te shendetit te njerezve.

Kolege, mjeke e infermiere, shprehen per cilesite e tij njerezore dhe profesionale, per qetesine dhe urtesine qe e karakterizon ne marredhenie me ta dhe pacientet; gjithmone prane tyre, ka dhene dhe ka mare keshilla dhe sksperience.

Per vleresim e mirenjohje flasin dhe keto dy foto, njera e shoqeruar me kete dedikim per Dr.Islamin:

”Ne te falenderojmë të gjithë Dr Islam Buci ,për çdo këshillë apo kritikë që na ke bëre ,me pak fjale të kuptonim në çdo shikim tëndin .Falenderime pa kufij!”