Sot urojme per ditelindjen Dhimiter Anagnostin, "Artist i Popullit" dhe "Nderi i Kombit"

Dhimiter Anagnosti lindi në Vuno të Himarës, më 23 janar 1936.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në Vlorë me burse shteti kreu studimet e larta per kinooperator në Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, në vitin 1961.

Regjizor dhe skenarist ka prodhuar filma me nevel te larte artistik qe jane vleresuar edhe me cmime,duke filluar nga filmi, pune dpllome, “Njeriu kurrë nuk vdes” (bazuar mbi një tregim të Ernest Hemingueit), bashkautor me Viktor Gjiken*, vlerësuar me çmimin e parë në Festivalin Botëror të Shkollave të Kinematografisë në Holandë, 1961.

Nga punet e para qe ka bere, operator në kinostudion “Shqipëria e re” me filmat “Debatiku” dhe “Toka jonë” (1964). Aftësia e tij si operator për të rindertuar imazhet e marra nga jeta dhe për t’u dhene atyre një brendi e karakter figurativ, u shfaq po aq edhe ne xhirimet e filmave dokumentare, si: “Gjirokastra” dhe “Gurët dekorativ”.

Anagnosti mbetet nje nder kineastet lider të filmat shqiptar.

Krahas punës si regjisor, ai njihet edhe si skenarist dhe redaktor në redaksinë e filmit artistik me 11 skenare të xhiruar.

Ka ftuar shume cmime, nder to tri here Cmimin e Republikes 1969, 1979, 1983; tre Cmime Nderkombetare 1980, 1983, 1985, nga te cilet nje Cmim te Madh “Grand Prix” dhe një Medalje Ari. Gjithashtu, ka fituar tri here Kupen e Festivalit te Filmit Shqiptar, disa çmime per skenaret, Çmimin “Aleksandër Moisiu”, (1989), Çmimin e Karrierës (1995).

Mban titullin “Artist i Popullit”  dhe “Nderi i Kombit”

I urojme shendet, jete te gjate e te lumtur!